October 15, 2025
1 min read

Tha se fitoi me vota të Kurtit, Lladrovci i përgjigjet Krasniqit: E kam ulur VV-në prej 5, në 2 asamblistë

Para se të paraqitet simbolikisht në zyrën e PDK-së, siç ka paralajmëruar vet, kryetari i Komunës së Drenasit i cili edhe doli fitues i zgjedhjeve, Ramiz Lladrovci, deklaroi se ka qenë dhe mbetet anëtar i disiplinuar i PDK-së.

Lladrovci i është përgjigjur Memli Krasniqit i cili duke komentuar humbjen e PDK-së atje, kundër Ramiz Lladrovcit, tha se ka fituar me vota të VV-së.

Mbi këto deklarata, Lladrovci tha se e ka ulur VV-në nga pesë në dy asamblistë.

“Asnjë betejë nuk e kam humbur në jetën time. Nuk e di çka ka folur në konferencë. Ia bëj me dije ka katër vjet që e kam ulur Vetëvendosjen në Drenas, sepse njerëzit e Vetëvendosjes na janë bashkuar prej kohësh. Nga pesë asamblistët të VV-së ka përfunduar me dy asamblistë. Unë kam qenë jam dhe mbetem anëtar i devotshëm i disiplinuar i PDK-së”, ka thënë Lladrovci para mediave.

Latest from Blog

Go toTop