Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, i është drejtuar ministres në detyrë të Drejtësisë, Donika Gërvalla, duke kërkuar që të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit.
Në mes të tensioneve të krijuara në sallë, Deliu-Kodra ka bërë thirrje që seanca të thirret, ndërsa i është referuar edhe kryesuesit të seancës, Avni Deharit.
“Thirreni seancën, mos e maltretoni një njeri në moshë”, ka deklaruar Deliu-Kodra.
Kjo deklaratë është bërë gjatë situatës së tensionuar që po zhvillohet në Kuvend, ku deputetët po përplasen lidhur me vazhdimin e seancës konstituive.