Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka komentuar deklaratën e Daut Haradinajt, i cili kishte thënë se gjatë protestës së 5 tetorit kishte pasur persona të armatosur.
E ftuar në emisionin “Frontal” në T7, Kadrijaj ka deklaruar se është e mundur që edhe ajo të ketë parë persona të tillë gjatë protestës.
“Ndoshta ka parë njerëz të armatosur, ndoshta edhe unë kam parë. Ndoshta vetëm një devijim i vogël mund të shkaktonte përplasje. Pikërisht këta njerëz që kanë integritet dhe kanë dhënë kontribut për shtetin kanë ndikuar që të mos ndodhin ngjarje të tilla”, ka deklaruar Kadrijaj.
Ajo ka lënë të kuptohet se situata mund të kishte marrë një drejtim tjetër dhe të përfundonte me përplasje, nëse nuk do të ishte treguar kujdes gjatë zhvillimeve të protestës.