January 15, 2026
1 min read

Vdekja e papritur e Shpat Kasapit alarmon të rinjtë, shtohen kontrollet e zemrës në vend

Sëmundjet e zemrës nuk po i prekin më vetëm moshat e vjetra, por dukshëm edhe të rinjtë në vend, dhe kjo ndodh më shpesh te burrat.

Kështu ka treguar kardiologu invaziv, Daut Gorani, i cili ka theksuar se jeta dinamike, stresi, duhanpirja, konsumi i drogave dhe kequshqyerja janë disa nga faktorët kryesorë.

“Përpara kemi pasur më shumë raste me infarkte dhe sindroma akute koronare te personat e moshuar, ndërsa tash kemi mjaft edhe te të rinjtë për shkak të jetës dinamike, stresit, duhanpirjes, konsumit të drogave dhe kequshqyerjes. Madje edhe paraqitja e diabetit në mosha të hershme”.

Ndër të tjera, kardiologu tregoi se vdekja e papritur e Shpat Kasapit nga sulmi në zemër ka alarmuar shumë të rinjtë dhe për këtë arsye ata kanë filluar të bëjnë kontrolle më të shpeshta.

“Së fundmi, vdekja e yllit të madh Shpat Kasapi ka alarmuar shumë të rinjtë dhe është vërejtur dukshëm se vetëdijesimi tek ata ka filluar, duke i shtyrë të bëjnë kontrolle të shpeshta”, theksoi Gorani.

Latest from Blog

Nga po shkon LDK-ja?

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit të vitit të kaluar sollën rezultatin e dytë më të keq për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), partinë më të vjetër në Kosovë, që nga

Rinumërohen 159 nga 914 vendvotime

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen. Nga fillimi i këtij procesi (e
Go toTop