October 15, 2026
1 min read

Zbulohet identiteti i partnerit të Baby Gee

Fotografitë pranë detit, barku i rrumbullakosur dhe dedikimi emocionues për djalin që pritet të vijë në jetë bënë që Baby Gee të ndante me publikun lajmin se do të bëhet nënë për herë të parë.

Lajmi u prit me urime të shumta, por një pyetje mbeti në qendër të vëmendjes: kush është partneri i këngëtares?

Pak kohë më pas, ish-banorja e “Big Brother VIP Albania” publikoi një video me tone romantike, ku shfaqej pranë një mashkulli që i përkëdhelte barkun. Megjithatë, pamjet e realizuara në errësirë nuk e zbulonin fytyrën e tij, duke shtuar kureshtjen e ndjekësve.

Bëhet fjalë për Desard Takun, fotograf dhe videograf, i njohur për bashkëpunimet me reperin Noizy, me të cilin Baby Gee ka pasur një miqësi të gjatë që nga fillimet e karrierës së saj.

Sipas informacioneve të publikuara, lidhja mes Baby Gee dhe Desard Takut dyshohet se ka nisur shumë kohë më parë. Ai thuhet se ka qenë pranë këngëtares si para pjesëmarrjes së saj në “Big Brother VIP”, ashtu edhe pas përfundimit të eksperiencës televizive.

Ndërsa artistja ka mbajtur larg vëmendjes publike jetën e saj sentimentale, lajmi i shtatzënisë ka rikthyer interesimin për personin që i qëndron pranë në këtë periudhë të veçantë.

Kështu, fotografi që zakonisht qëndron pas kamerës është vënë vetë në qendër të vëmendjes, duke u lidhur me një prej lajmeve më të komentuara së fundmi për këngëtaren.

I urojmë çiftit shumë lumturi dhe një pritje të mbarë të vogëlushit!

Latest from Blog

Go toTop