July 31, 2026
1 min read

1.4 milionë euro për ringjalljen ekonomike, vendimi i Qeverisë

Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike, ku ka miratuar disa vendime, përfshirë ndarjen e 1.4 milionë eurove për zbatimin e Masës 3.8 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Për Demantim News, Qeveria ka miratuar edhe Raportin Gjashtëmujor Financiar të Buxhetit për vitin 2026, sipas të cilit gjatë gjashtëmujorit të parë janë inkasuar 1.816 miliardë euro, ndërsa shpenzimet kanë arritur në 1.777 miliardë euro.

Po ashtu, është miratuar ndarja e 21 mijë eurove për realizimin e shfaqjes “Taverna Mirësia – Mario, Bella, Anastasia”, si dhe është aprovuar ndryshimi dhe plotësimi i vendimit për Pakon për Përballje me Inflacionin 2.0.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop