Modelja e njohur hungareze, Barbara Palvin, pritet të rikthehet në pasarelë në kuadër të shfaqjes së Victoria’s Secret, e cila do të mbahet këtë të diel në Los Angeles.
Vetëm pak muaj pasi u bë nënë për herë të parë, Palvin është gati t’i rikthehet angazhimeve në botën e modës, duke u bërë sërish pjesë e një prej eventeve më të njohura të industrisë së të brendshmeve.
Rikthimi i saj pritet të tërheqë vëmendjen e adhuruesve të modës, pasi modelja ka qenë ndër emrat e njohur të pasarelës së Victoria’s Secret.
Shfaqja do të sjellë në fokus koleksionet e reja të markës, me dizajne dhe paraqitje që karakterizojnë këtë event të përvitshëm të modës.