Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinionin publik se për periudhën tre mujore janar, shkurt mars, ka ndaluar gjithsej 107 persona për vepra të ndryshme penale.
Nga departamenti i krimeve të rënda, departamenti i përgjithshëm dhe për të mitur, prokuroret e shtetit, ka ndaluar gjithsej 107 persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për lloje të ndryshme të veprave penale nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.
Mesatarja për muaj e ndalimit të personave për 48 orë është 36 persona të ndaluar për një muaj pune.Prokuroria Themelore në Pejë, mbetet e përkushtuar në luftimin e dukurive negative gjithë atyre personave që bien ndesh me ligjin komfor dispozitave ligjore.