Gjykata Themelore në Mitrovicë ka dënuar me 13 vjet burgim të pandehurin me inicialet D.B., pasi e shpalli fajtor për veprat penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Sipas aktakuzës, D.B. kishte tentuar ta privonte nga jeta djalin e tij në një ngjarje të ndodhur në fshatin Stanoc të Vushtrrisë.
Siç raporton Demantim News, rasti kishte ndodhur në korrik të vitit 2025, ndërsa i dënuari kishte qëndruar në arrati për disa muaj, derisa u arrestua në nëntor të po atij viti pas një operacioni policor.
Aktgjykimi u shpall më 23 korrik 2026, duke e dënuar D.B. me 13 vjet burgim për veprat penale për të cilat u shpall fajtor.
/Demantim News/