July 29, 2026
1 min read

22-vjeçari përfundon në pranga në Obiliq, policia i gjen një AK-47

Një 22-vjeçar është arrestuar të mërkurën në Obiliq, nën dyshimin për veprën penale “Kanosje”, pasi gjatë ndërhyrjes policore iu sekuestrua një armë e tipit AK-47.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 në rrugën “Fejzullah Preniqi”, ndërsa reagimi i shpejtë i hetuesve të Stacionit Policor në Obiliq bëri të mundur identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

I arrestuari, me inicialet Sh.P., shtetas i Kosovës, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, nën dyshimin për veprat penale “Kanosje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.

Policia ka njoftuar se hetimet po vazhdojnë për të zbardhur plotësisht motivet dhe rrethanat e rastit.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop