August 10, 2026
1 min read

23-vjeçarja dhunohet në banesën e saj në Shkodër, policia kërkon dy autorët

Një 23-vjeçare është dhunuar fizikisht nga dy persona brenda banesës së saj në lagjen “Xhabije” të Shkodrës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, rreth orës 22:20.

Pas dhunimit, e reja është dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku po merr trajtim nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e dy personave të dyshuar për ngjarjen.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave janë në vijim.

Latest from Blog

Go toTop