July 15, 2026
1 min read

25 edukatore marrin rrugën drejt pagave, vendimi kalon në Kuvendin e Prishtinës

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar me 45 vota për vendimin për lëvizjen e numrit të lejuar të të punësuarve në Drejtorinë e Arsimit.

Vendimi i hap rrugë zgjidhjes së çështjes së pagave për 25 edukatore të kopshteve “Xixëllonja” dhe “Dardania”, të cilat sipas Drejtorisë së Arsimit kanë mbetur pa paga për rreth një vit, raporton Demantim News.

Drejtori i Arsimit, Arianit Elshani, tha se kjo çështje ishte kthyer disa herë nga Ministria e Financave për rishqyrtim, ndërsa me vendimin e ri pritet të mundësohet pagesa e punonjëseve.

Asamblisti Gëzim Sveçla kritikoi vonesat në këtë proces, duke thënë se edukatoret nuk duhet të ishin përballur me këtë situatë për shkak të procedurave institucionale.

Latest from Blog

Messi, makthi i Anglisë para përballjes së madhe

Lionel Messi vazhdon të jetë figura kryesore e Argjentinës në rrugëtimin drejt një tjetër triumfi në Kupën e Botës. Pas rikthimit dramatik ndaj Egjiptit, ku Argjentina përmbysi rezultatin dhe shënoi tri gola
Go toTop