July 27, 2026
1 min read

28-vjetori i rënies së dëshmorit Fetah Krasniqi shënohet me homazhe

Sot është përkujtuar dëshmori Fetah Krasniqi, në 28-vjetorin e rënies së tij heroike, duke u nderuar sakrifica e tij për lirinë e Kosovës.

Në moshën vetëm 26-vjeçare, Fetah Krasniqi la jetën në Belgjikë për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa ra dëshmor në vitin 1998 në Dobrosh, duke lënë pas një shembull të përjetshëm atdhedashurie.

Siç raporton Demantim News, emrin e tij sot e mban me krenari nipi, Fetahu i vogël, i cili tha se ndihet i nderuar që trashëgon emrin e një dëshmori.

“Jam shumë i lumtur dhe krenar që kam trashëguar një emër të madh. Ai e dha jetën për lirinë e Kosovës. I përkulem çdo dëshmori që ka dhënë jetën për Kosovën”, u shpreh ai.

Për dëshmorin foli edhe Zenun Elezaj, ish-mësuesi i Fetah Krasniqit, i cili kujtoi vendimin e tij për t’u kthyer nga Belgjika dhe për t’iu bashkuar luftës çlirimtare.

“E kam pasur nxënës Fetahun. Ai u kthye nga një jetë e mrekullueshme në Belgjikë për të luftuar për Kosovën, për të ardhmen dhe lirinë e këtij vendi”, tha Elezaj.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop