Qendra Emergjente e QKUK-së ka trajtuar gjithsej 320 raste emergjente gjatë 24 orëve të fundit, duke ofruar kujdesin e nevojshëm mjekësor për pacientët në njësitë përkatëse.
Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 74 pacientë janë pranuar në Reanimim, 102 në Emergjencën Internistike, 52 në Emergjencën Kirurgjike dhe 56 në Emergjencën Ortopedike.
Ndërkohë, në Sallën e Vogël janë trajtuar 16 pacientë, kryesisht për shërbime që përfshijnë qepjen, përpunimin dhe pastrimin e plagëve.
Në mesin e pacientëve të trajtuar gjatë kësaj periudhe, 20 persona kanë marrë ndihmë mjekësore pasi janë lënduar në aksidente trafiku.
Po ashtu, brenda 24 orëve janë realizuar edhe 38 pranime për trajtim në klinika të ndryshme të QKUK-së.