Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka bërë të ditur se pesë vagonë të udhëtarëve të “Trainkos” janë rehabilituar me mbështetjen financiare prej 423 mijë eurosh nga Ministria e Ekonomisë.
Rizvanolli, së bashku me zyrtarë të tjerë, udhëtoi me tren nga Prishtina në Pejë për prezantimin e vagonëve të rinovuar, duke theksuar se investimi synon një transport publik më modern, më të sigurt dhe më efikas.
Sipas Ministrisë, rehabilitimi ka zgjatur jetëgjatësinë e vagonëve për rreth 800 mijë kilometra shtesë dhe pritet të përmirësojë shërbimet për udhëtarët.
Kryeshefi i “Trainkos”, Agron Statovci, tha se ndërmarrja ka shënuar përmirësime në operim dhe financa, me ulje të kostove dhe rritje të të hyrave në vitet e fundit. /Demantim News/