April 10, 2026
1 min read

6 raste të dhunës në familje brenda 24-orëve

Gjatë 24-orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar gjashtë raste të dhunës në familje.

Rastet e raportuara janë nga Mitrovica, Vushtria, Drenasi, Podujeva,Kamenica e Peja.

Rastet e raportuara:

Mitrovicë-Jugu  08.04.2026-23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti nën ndikim të alkoolit kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Vushtrri 2.04.2026-13:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Viktima nuk ka pranuar trajtim mjekësor. Rasti vazhdon të hetohet.

Gllogoc 09.04.2026-21:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka kanosur dhe sulmuar viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Podujevë 08.04.2026 – 16:48. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar , pasi që ai dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimave kosovare. Pas  intervistimit  i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Kamenicë  09.04.2026-01:00.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, ai dyshohet se kishte kryer veprat e lartcekura ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Pejë 09.04.2026-12:30. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer vepren e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Latest from Blog

Go toTop