May 16, 2026
1 min read

6 të lënduar nga aksidenti në Prilep të Deçanit

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 18:00 në fshatin Prilep të Deçanit.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Rajonin e Pejës, Driton Rugova, ku njoftojë se në aksident janë përfshirë tri vetura.

Rugova bëri të ditur se si pasjë e aksidentit kanë mbetur të lënduar 6 persona, ku të njëjtit janë dërguar në Spitalin e Pejës për tretman mjeksor.

“Sot rreth orës 18:00,  Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Prilep- Deçan, në këtë aksident ishin të involvuara tri  vetura dhe si pasojë e këtij aksidenti gjashtë (6) persona kanë pësuar lendime trupore, të njejtit janë dërguar ne spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, ka thënë Rugova.

Latest from Blog

Go toTop