November 4, 2025
1 min read

Kica-Xhelili: Presidentja t’ia kërkojë listën me 61 nënshkrime Kurtit, mandatim pa numra s’ka

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se nëse presidentja Vjosa Osmani i beson LVV-së dhe Albin Kurtit për çështjen e mandatarit, atëherë duhet t’ia kërkojë publikisht listën me 61 nënshkrime të deptuetëve.

Ajo ka thënë se s’mund të ketë mandatim, derisa s’ka numra.

“Nëse presidentja i beson pretendimit të VV-së për 61 vota, le t’i kërkojë publikisht listën e nënshkruar të deputetëve shtesë që nuk kanë votuar herën e kaluar. Shumica është detyrim kushtetues për mandatim, jo opsion. Nëse numrat mungojnë, Kushtetuta flet qartë: shpërndarja e menjëhershme e kuvendit dhe zgjedhjet brenda 45 ditëve”, ka shkruar ajo

Latest from Blog

“Pussycat Dolls” konfirmojnë ribashkimin

Grupi i vajzave “The Pussycat Dolls” ka njoftuar se do të ribashkohen si një trio për një këngë të re dhe një turne botëror. Nicole Scherzinger, Ashley Roberts dhe Kimberly Wyatt kanë

Në QKUK relizohet shtatzënia e parë me IVF

Për herë të parë në sistemin publik shëndetësor në QKUK është konfirmuar një shtatzëni pas procedurave të Fertilizimit të Asistuar Mjekësor (IVF). Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga vetë
Go toTop