Shtetasi i huaj i cili është therur me thikë në Gjakovë është në gjendje stabile.
Kështu ka bërë të ditur drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla ku mbrëmë është trajtuar i theruri.
Ai bëri të ditur se shtetasi i huaj tani është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare për trajtim të mëtejshëm.
“Pacienti është në gjendje stabile. Mbrëmë është trajtuar në Qendren Emergjente. Është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare për trajtim të mëtutjeshëm”, ka thënë ai.