November 6, 2025
1 min read

Klinë: Arrestohet i mituri, kapet me armë në një lokal 

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të mitur në fshatin Ujmir të Klinës, pasi dyshohej se posedonte armë zjarri.

Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, njësiti policor ka reaguar pas një informacioni operativ dhe ka ndërhyrë në një lokal ku gjendej i dyshuari.

Gjatë kontrollit fizik, tek i mituri janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, një karikator dhe pesë fishekë kalibër 9 mm.

“I dyshuari ёshtё shoqёruar nё Stacionin Policor Klinё dhe pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, Departamenti për të Mitur, ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 24 orё”.

Latest from Blog

Irani kërcënon Izraelin me ambasada në mbarë botën

Irani do të shënjestrojë ambasadat izraelite në mbarë botën nëse sulmon ambasadën iraniane në kryeqytetin e Libanit, Bejrut. Kështu kanë raportuar iraniane, duke cituar një zëdhënës të forcave të armatosura iraniane, raporton
Go toTop