November 6, 2025
1 min read

Edhe Prokuroria e konfirmon se Astrit Isufi ishte në paraburgim këtë vit

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka konfirmuar raportimin e Klankosova.tv për Astrit Isufin, të dyshuarin për vrasjen e dyfishtë në fshatin Gollubovc të Malishevës.

Nga kjo prokurori kanë pohuar se i njëjti ishte edhe më parë në paraburgim, pasi më 6 prill i ishte caktuar ajo masë nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

“Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftojmë se prokurori i shtetit ndaj personit të dyshuar A.I., me datë 06.04.2025, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, e cila po të njëjtit i është caktuar nga gjykata kompetente”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Ndër të tjera, Prokuroria pohon se Isufi akuzohet për dy veprat penale për të cilat ka raportuar Klankosova.tv, “Dhunë në familje” dhe “Kanosje”.

“Po ashtu, me datë 07.04.2025, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit për veprat penale ‘Dhunë në familje’, në bazë të nenit 248 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe ‘Kanosje’, sipas nenit 181 të KPRK-së”, kanë njoftuar nga Prokuroria.

Latest from Blog

Go toTop