November 6, 2025
1 min read

Ky është 21-vjeçari që humbi jetën në vendin e punës në Tiranë

Juris Becaj është 21-vjeçari që humbi jetën në vendin e punës në Tiranë.

Sipas raportimeve të mediave në Shqipëri, ngjarja kishte ndodhur mëngjesin e së enjtes, rreth orës 06:30 në një fabrikë në Bathore.

Derisa siç raporton NOA, i ndjeri kishte pësuar arrest kardiak, dhe pavarësisht ndihmës së mjekëve, i njëjti nuk mundi të shpëtonte.

Në drejtimin e Prokurorisë po kryhen hetime për të sqaruar dhe dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Latest from Blog

Go toTop