by
November 6, 2025
1 min read

Djali i biznesmenit shqiptar dyshohet se e shtyu drejt vetëvrasjes në Tetovë, studenten nga Gjakova

Vdekja e studentes gjakovare, Daorsa Spahia në Tetovë ka tronditur opinionin e gjerë shqiptar.

IndeksOnline mëson E. Sejdiu djali i biznesmenit të njohur në Kumanovë B. Sejdiu, është i dyshuar për shtytje në vetëverasje të gjakovares.

Burimet e IndeksOnline te afërta me policinë në Tetovë, kanë pohuar se në banesën e te dyshuarit është gjetur telefoni i viktimës me mesazhe kërcënues ndaj saj dhe një arme zjarri.

Kujtojmë që të mërkurën në orët e mbrëmjes është gjetur trupi i 24 vjeçrës nga Gjakova në qytetin e Tetovës, e cila dyshohet se ka kërcyer nga një largësi duke mbetur e vdekur në vend të ngjarjes. 

Latest from Blog

Kallet taksi në Prishtinë

Një taksi është përfshirë nga flakët në “Rrugën B”, pranë “Royal Mall”-it, në Prishtinë. Automjeti është kapluar nga zjarri, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve dhe policisë. Ende
Go toTop