November 7, 2025
1 min read

Policia po heton një rast dhunimi të një burri nga një burrë, dyshohet se ndodhi në vitin 2015

Policia ka nisur hetimin e një rasti të dhunimit seksual të një burri nga një burrë tjetër, rast ky i ndodhur 10 vjet më parë.

Deri tek fillimi i hetimeve, sipas forcave të rendit erdhi pas një deklarate të një dëshmitareje ditën e enjte, e cila gjatë intervistimit për një çështje tjetër penale, ka shprehur dyshimet për rastin.

Ngjarja dyshohet të jetë e lidhur me komunat e Vitisë dhe Vushtrrisë.

“Me 06.11.2025 dëshmitarja femër kosovare, gjatë intervistës në prokurori lidhur me një rast penal, ka deklaruar dhe dyshon se në vitin 2015  viktima mashkull kosovar është abuzuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar”, thotë Policia. 

Latest from Blog

Banorët nisin përgatitjet për Prime

Banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova kanë nisur përgatitjet për PRIME. Në hapësirat e BBVK-së kanë arritur make-up artisët të cilët po përkujdesen që vajzat dhe djemtë të shkëlqejnë sonte.
Go toTop