November 7, 2025
1 min read

Vrasjet në Kosovë, psikologia Syla: Duhet të jenë alarm për institucionet

Psikologia Atifete Syla ka thënë se vrasjet e fundit që po ndodhin në vend duhet të jenë një alarm për institucionet e vendit.

Ajo ka pohuar se shoqëria kosovare është në krizë të shëndetit mendor.

“Jemi vërtet në një krizë të thellë të shëndetit mendor në shoqërinë tonë. Patjetër që tek vrasjet dhe tek dhuna ka shumë faktorë të tjerë që ndikojnë, ekonomikë, socialë, kulturorë e institucionalë, por ajo që i determinon është shëndeti mendor, pasi edhe këta faktorë të tjerë ndikojnë në të”, tha Syla.

“Mendoj se vërtet jemi në një krizë. Kjo duhet të jetë alarm së pari për institucionet për atë që po ndodh, e pastaj edhe për ne si shoqëri”, shtoi ajo. 

Latest from Blog

Banorët nisin përgatitjet për Prime

Banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova kanë nisur përgatitjet për PRIME. Në hapësirat e BBVK-së kanë arritur make-up artisët të cilët po përkujdesen që vajzat dhe djemtë të shkëlqejnë sonte.
Go toTop