Rrahje me kabllo, kërcënime se do t’i vrasë janë zbuluar detaje për ngjarjen e regjistruar në mars të këtij viti, ku viktimë ishte gruaja e tashmë të dyshuarit kryesor për vrasjen e vëllezërve Morina në Malishevë.
Raporti tregon se ndaj Isufit kishte pasur një aktakuzë në prill të këtij viti për dhunë në familje dhe kanosje. Gjithashtu, ekzistonte edhe një vendim i Gjykatës Themelore të Prishtinës, i cili e dënonte Isufin për rrahjen dhe kërcënimin e bashkëshortes së tij.
E madje ngjarja shkon edhe më larg kur vendoset që dënimi i Gjykatës së Prishtinës të ndryshohet nga Gjykata e Apelit, dënimi ulet duke vlerësuar se ka arritur efektin e përgjegjësisë së të dënuarit.Isufi ishte dënuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës më 07.04.2025.