Dogana e Kosovës ka ndaluar një sasi prej 570 palë këpucësh sportive që bartnin shenjat dalluese të markës tregtare “Adidas”, të dyshuara si falsifikime.
Bëhet e ditur se gjatë kontrollit të kryer nga oficerët doganorë, është vërejtur se mallrat ishin të kamufluara në mënyrë që të shmangnin identifikimin e menjëhershëm të markës, çka ngriti dyshime për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale (DPI).
“Ky rast tregon përkushtimin e Doganës së Kosovës në luftimin e mallrave të falsifikuara, si dhe në mbrojtjen e konsumatorëve dhe kompanive të ligjshme nga konkurrenca e padrejtë”, njofton Dogana.