November 10, 2025
1 min read

Ferit Idrizi nis punën pas suksesit në Vushtrri, pritet me tortë në zyrë

Ferit Idrizi ka siguruar sërish mandatin e kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, duke mposhtur kandidatin e LVV-së, Sylejman Meholli.

Idrizi ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke treguar se ka rikthyer menjëherë aktivitetet në zyrë dhe vazhdon punën për qytetin, ndërsa në zyrë u prit edhe me një tortë.

“Sot u ktheva në zyrë për t’i vazhduar punët që s’janë ndalur asnjëherë, as gjatë fushatës.

Pas fitores së mbrëmshme, u prita me ngrohtësi nga punonjësit e administratës komunale, me të cilët vazhdojmë çdo ditë punën për qytetin tonë.

Falënderim i sinqertë për secilin qytetar që besoi në vizionin dhe përkushtimin tonë.

Vushtrria ecën përpara me punë, përgjegjësi dhe rezultate”, ka shkruar Idrizi.

Latest from Blog

Tension mes opinionisteve te “Ferma VIP 3” ?

Edicioni i tretë i “Ferma VIP” starton këtë të premte, por këtë herë fokusi nuk është vetëm te konkurrentët. Një pjesë e madhe e vëmendjes është zhvendosur tek paneli i opinionistëve, i
Go toTop