Policia në Prishtinë, ka bërë me dije se ka arrestuar një të mitur me inicialet M.G, i cili po kërkohej për një rast të tentim vrasjes.
Bëhet e ditur se i dyshuari ka qenë në kërkim nga organet e rendit për një rast tentim vrasje që ka ndodhur më 4 nëntor në kryeqytet.
“Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, i dyshuari me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thotë policia në njoftim.