November 11, 2025
2 mins read

Pyetjet e Prokurorisë për takimin në Likoc me Selimin, avokati: S’është momenti të nxjerrë dëshmi të reja

Avokati Geoffrey Roberts i cili përfaqëson Rexhep Selimin, ka kundërshtuar linjën e pyetjeve të Prokurorisë për dëshmitarin Christopher Hill, lidhur me bisedat që janë zhvilluar në një takim që ka ndodhur në Likoc në mes UÇK-së dhe ndërkombëtarëve.

Hill tregoi se në takimin në Likoc që ka pasur me UÇK-në i pranishëm ishte edhe Rexhep Selimi, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Mbaj mend që ishte personi që na priti. Por, nuk mbaj mend ndonjë mirëpritje”, tha Hill.

Si rrjedhojë, pasoi kundërshtimi i Roberts duke thënë se kjo pjesë e bisedës në këtë takim nuk është përfshirë në dosjen gjyqësore të Prokurorisë.

“Ne, para se të fillonim me paraqitjen e provave tona, kishim shqetësim se mos Prokuroria do të përpiqej që të nxirrte prova të reja që ne mendojmë që nuk është momenti sepse Prokuroria i mbylli provat e veta. I vetmi pretendim lidhur me zotin Selimi në këtë takim është në paragrafin 270 të dosjes së Prokurorisë ku thuhet se gjatë periudhës së aktakuzës janë mbajtur takime në Likoc në mes anëtarëve të UÇK-së dhe ndërkombëtarëve sikurse kane qenë të pranishëm zoti Thaçi, zoti Krasniqi, zoti Selimi dhe Sylejman Selimi. Pra, nuk po diskutojmë se a është bërë një takim, por formulimi a po se çfarë ka thënë zoti Selimi në atë takim dhe se çfarë beson ky dëshmitar lidhur me atë që ka nënkuptuar Selimi duhej të ishte specifikuar konkretisht nga Prokuroria në dosjen e tyre gjyqësore”, tha Roberts.

Ai tha se për të bërë pyetje se çfarë ka thënë Selimi në atë takim, do duhej të mbështetej në dosjen gjyqësore. Sipas tyre, nuk është momenti që të nxjerren dëshmi të reja.

Mbase duan të mbështeten në atë se çfarë ka thënë në atë takim zoti Selimi, do të duhej ta mbështesnin në dosjen gjyqësore të cilën nuk e bën dhe nuk është momenti që ata të nxjerrin dëshmi të reja.

Prokurori James Pace tha se ky është një takim që e ka përmendur dëshmitari dhe ka folur gjërë e gjatë në dëshminë e tij.

Pace tha se dëshmitari ka treguar se ka komunikuar me Rexhep Selimin gjatë këtij takimi në Likoc. Ai shtoi se kjo është në fushëveprimin e pyetjeve të Prokurorisë. Si rrjedhojë, ai tha se është e drejtë e tyre që të bëjnë pyetje përtejë fushëveprimit të tyre por që vërtetojnë argumentet e tyre.

Si rrjedhojë, trupi gjykues e rrëzoi kundërshtimin e Roberts duke i lejuar Prokurorisë të vazhdojë me pyetjet e tij.

Latest from Blog

Maroku “josh” Andres Iniestën

Legjenda e Barcelonës dhe e Kombëtares së Spanjës, Andres Iniesta, ka tërhequr vëmendjen e Federatës së Futbollit të Marokut. Sipas mediave spanjolle, ish ylli i Barcelonës dhe kombëtares së Spanjës është ftuar

Ylli i Chelsea gjithnjë e më pranë Real Madridit

Real Madridi ka intensifikuar interesimin për mesfushorin e Chelsea, Enzo Fernandez. Sipas mediave spanjolle dhe angleze, klubi londinez nuk e konsideron më të paprekshëm lojtarin dhe është i hapur për negociata në

Ronaldo fiton betejën ligjore ndaj Juventusit

Cristiano Ronaldo ka fituar përfundimisht betejën ligjore ndaj Juventusit lidhur me pagat e shtyera gjatë periudhës së pandemisë COVID-19. Gjykata ka vendosur se ylli portugez nuk është i detyruar të kthejë shumën
Go toTop