November 11, 2025
1 min read

Berisha: Vetëm qëndresa dhe protesta do të shpëtojnë Shqipërinë

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, zhvilloi sot një takim me kryetarët e degëve të PD-së, ku analizoi rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, të cilat i cilësoi si një farsë elektorale.

Gjatë fjalës së tij Berisha tha se zgjedhjet e 11 majit ishin farsë elektorale, ndërsa paralajmëroi protestë kombëtare.

“Përveç protestës, kryengritjes paqësore, asnjë mjet tjetër nuk do mund të shpëtojë Shqipërinë nga ky pushtim i egër i brendshëm.

Pra për çdo shqiptar që i thotë vetes shqiptarë, që e do këtë vend, një thirrje duhet të zgjojë ndërgjegjen e tij: Të bëjmë që kanë bërë kombet e shtypura kundër diktaturave në të gjitha kohërat, të ngrihemi dhe ka vetëm një rrugë, qëndresa jonë, protesta jonë, asnjë rrugë tjetër”, tha Berisha.

Latest from Blog

Pedro Neto rrezikon dënim nga UEFA

Sulmuesi i Chelseat, Pedro Neto, mund të përballet me një dënim nga UEFA pas një incidenti në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Paris Saint‑Germain. Gjatë humbjes 5-2 të skuadrës londineze, portugezi
Go toTop