Në tenderin për ndërtimin e seksionit të dytë të autostradës në Mal të Zi janë paraqitur një kompani nga Kina dhe tri konsorciume: dy kineze dhe një turko-azerbajxhanase.
Një nga pjesëmarrësit në tender është China Communications Construction Company (CCCC), e cila është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).
Nga Kina janë edhe dy konsorciume të tjera: Shandong Foreign Economic & Technical Cooperation – Shandong Luqiao Group dhe PowerChina-Stecol.