November 14, 2025
1 min read

KQZ: Aprovohen mbi 7000 fletëvotime të diasporës, refuzohen 2750

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar procesi i vlerësimit të pakove me fletëvotime nga diaspora, që i takojnë zgjedhjeve të rundit të dytë për kryetarë të 18 komunave dhe që ka për qëllim të vërtetojë nëse këto pako janë dërguar nga votuesit e regjistruar.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha, se deri më sot në orën 10:00, nga pjesa e pakove me fletëvotime që janë sjellë në Kosovë, procesit të vlerësimit i janë nënshtruar më shumë se 9.800, prej të cilave janë aprovuar më shumë se 7.240, ndërkaq janë refuzuar rreth 2.570.

Elezi shton se arsyeja më e shprehur se përse janë refuzuar këto pako është se në 2.500 raste mungon dëftesa e regjistrimit, një dokument me të dhëna unike, që votuesi i regjistruar e pranon nga KQZ-ja.

Më 11 dhe 12 nëntor, nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme të botës, është bërë tërheqja e 13 mijë e 84 pakove të supozuara me fletëvotime, të cilat i takojnë votimit me postë jashtë Kosovës për zgjedhjet e balotazhit. Deri më tani, pjesa më e madhe e tyre janë sjell në Kosovë.

Latest from Blog

Banorët nisin përgatitjet për Prime

Banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova kanë nisur përgatitjet për PRIME. Në hapësirat e BBVK-së kanë arritur make-up artisët të cilët po përkujdesen që vajzat dhe djemtë të shkëlqejnë sonte.
Go toTop