November 17, 2025
1 min read

Greva nga punëtorët e RTK-së, edicioni i lajmeve të orës 11:00 nuk u transmetua

Punëtorët e Radio Televizionit të Kosovës (RTK) janë detyruar që të futen në grevën njëorëshe, meqenëse as në ditën e 17-të nuk kanë marrë pagat e tyre për të cilat edhe punojnë.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve, Gëzim Bimbashi tregoi se lajmet e orës 11:00 nuk kanë shkuar në transmetim dhe se kjo u bë në shenjë pakënaqësisë e që simbolizon grevën.

“Ne jemi në transmetim të drejtpërdrejt si televizion Publik, jemi në formën jo të dëshiruar që kemi ardh sot në grevë. Ky është paralajmërim. Edicioni i orës 11:00 i lajmeve nuk është duke shkuar, për shkak se 700 punëtorë janë pa paga dhe në gjendje shumë të rëndë. I bëjmë thirrje prej këtu Qeverisë së Kosovës se mundet ta gjejë një zgjidhje ligjore. Ta gjejnë një zgjidhje ligjore e pastaj le të provojnë të krijojnë komisione e trupa të Kuvendit sepse situata është emergjente, nuk pret. Një falënderim shumë të madh për media, për kryetarin e BSPK, SBASHK, Kusarin dhe gjithë koleget e mediat që po përkrahni dhe solidarizoheni me televizionin Publik”,

Latest from Blog

Banorët nisin përgatitjet për Prime

Banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova kanë nisur përgatitjet për PRIME. Në hapësirat e BBVK-së kanë arritur make-up artisët të cilët po përkujdesen që vajzat dhe djemtë të shkëlqejnë sonte.
Go toTop