November 17, 2025
1 min read

Sy e vesh kah Haga: Rrëfimi i gjeneralit amerikan për të vërtetën e UÇK-së

Gjenerali amerikan, Wesley Clark, ka zbarkuar në Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë, për dëshminë historike në procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe të tjerëve.

Fjalët e ish-komandantit suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë gjatë kohës së luftës së Kosovës, mbajnë një peshë të jashtëzakonshme.

Kjo dëshmi konsiderohet një moment kyç në gjyqin ndaj katërshes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Clark e udhëhoqi fushatën ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe në vitin 1999.

Ai do të jetë i fundit që do të dëshmojë në të mirë të Thaçit.

Latest from Blog

Go toTop