November 17, 2025
1 min read

Edhe dy ditë afat për formimin e Qeverisë Konjufca, Kurti: Duhet formuar komisionet, është me urgjencë

Kanë mbetur edhe dy ditë afat që Glauk Konjufca të prezantoj para deputetëve emrat e kabinetit të tij qeveritar, për të kuptuar nëse në fakt ka arritur që t’i sigurojë 61 vota.

Derisa kanë mbetur edhe dy ditë, Kuvendi i Kosovës ende nuk ka njoftuar për seancën e radhës- atë të jashtëzakonshmen.

E për këtë çështje sot shkurtimisht u deklarua edhe Albin Kurti, si drejtues i Vetëvendosjes dhe kryeministër në detyrë.

Sipas Kurtit për momentin më urgjente është formimi i komisioneve të përhershme parlamentare.

“I kemi edhe dy ditë deri tek seanca e kuvendit për mandatarin e radhës. Ajo që besoj që është urgjente për shtetin e Kosovës është formimi i komisioneve parlamentare. Janë katër komisione të përhershme, është komisioni për buxhet, punësim dhe transfere, komisioni për integrime për evropiane, komisioni për komunitete dhe kthim dhe komisioni për legjislacion. Tash që e kemi konstituar kuvendin e Republikës së Kosovës në legjislaturën e nëntë është gabim politik dhe dëm financiar e social mosprocedimi i mëtutjeshëm në Kuvendin e Republikës, me ç’rast formimi i komisioneve parlamentare është rruga e duhur përpara’’ ka thënë Kurti.

Çështje më urgjente se kjo nuk ka, ndërkohë që natyrisht 15 ditëshi vlen deri të mërkurën, ka shtuar më tutje ai.

Latest from Blog

Go toTop