November 17, 2025
1 min read

“Millosheviqi e quante terroriste UÇK-në”, Clark: I thash s’mund t’i dëbosh njerëzit nga shtëpitë e tyre

Ish-komandanti i NATO-s, Wesley Clark, gjatë dëshmisë së tij në Hagë, foli për atë se si e shihte Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Nuk kishte shumë gjë për të parë lidhur me UÇK-në, nuk mund të bëje shumë gjë për UÇK-në, sepse kryesisht nëpër radio, nuk mund të thuash se kishim të bënim me dy forca paralele. Nuk mund të identifikonim dy forca kundërshtare”, tha Clark.

Pos tjerash, Clark thotë se derisa ishte në Beograd në atë kohë, ai u takua me Sllobodan Millosheviqin, të cilit, Clarku tha se iu kërkua të tërhiqte të gjitha forcat.

“Millosheviqi na tha me inat se do t’i tërheqin edhe ato, ishte me inat, sepse ne e kapëm me diçka. Nuk ishte i qartë nëse ai u mërzit me ne, pasi ne i vumë në dukje këto mangësi të tij, që ne ia vumë në dukje që nuk i kishte tërhequr të gjitha forcat e tij”, tha ai.

Megjithatë, sipas Clark, ky takim nuk rezultoi me sukses.

Por, në takimin e radhës që pati gjenerali i pensionuar me Millosheviqin, Clark tha ushtarët e UÇK-së i quajtën terroristë.

“Unë i thash, nuk do e zgjidhësh këtë bisedë kështu. Nuk mund t’i dëbosh të gjithë njerëzit nga shtëpitë e tyre. Por as kjo bisedë nuk zgjodhi gjë”, u shpreh Clark.

Latest from Blog

Go toTop