Woman in handcuffs, close-up of hands. HQLypse 2009
November 17, 2025
1 min read

Arrestohet një person në Prishtinë për sulm dhe mbajtje të paautorizuar të armës

Një incident i rëndë është regjistruar rreth orës 02:00 të mëngjesit të dielës në Prishtinë, ku policia ka arrestuar një person të dyshuar për mbajtje të paautorizuar të armës dhe sulm.

Sipas informacioneve zyrtare, një burrë dyshohet se i ka ekspozuar një armë zjarri viktimës, i cili është gjetur me lëndime në kokë.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Sipas Policisë, i njëjti ka qenë nën ndikim të alkoolit dhe, pas këndelljes, nuk ka pasur kujtesë të qartë mbi mënyrën se si ka ndodhur ngjarja.

Policia ka sekuestruar një pistoletë me 19 fishekë, e cila dyshohet të jetë përdorur gjatë incidentit. Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet për rrethana të tjera shtesë.

“Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që, i kishte ekspozuar armën e zjarrit viktimës m/k (i cili kishte disa lëndime në kokë). Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK, dhe pas këndelljes nga alkooli nuk i kujtohet se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa pistoleta me 19 fishek është sekuestruar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Latest from Blog

Go toTop