November 17, 2025
1 min read

Clark në Hagë: Thaçi s’kishte kontroll mbi dhunën, as UÇK nuk u përfshi në akte të tilla!

Gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark, është përgjigjur në pyetjen e fundit të avokatit Lluka Misetiq, nëse Hashim Thaçi ka pasur kontroll mbi njerëzit që mund të kenë kryer akte dhune apo nëse UÇK ka qenë e përfshirë.

Clark tha se fillimisht se dhuna nuk ishte kryer nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, por edhe nëse do të ishte e përfshirë, sipas tij, s’ka pasur mekanizëm kontrolli.

Sipas tij, Thaçi s’ka pasur kontroll mbi ata që kanë kryer akte të tilla.

“Unë nuk mendoj që Thaçi ka pasur kontroll mbi njerëzit që kanë bërë akte të tilla. Së pari, nuk është e qartë që dhuna ishte kryer nga UÇK-ja. Unë nuk besoj që ka qenë UÇK-ja, por edhe po të ketë qenë, nuk kishte mekanizëm kontrolli. Ishte më tepër një rezistencë. Njerëzit ishin në rezistencë, sepse donin të shpëtonin jetët e tyre.”

Ai madje e mori edhe një shembull, për ta sqaruar ‘rezistencën’.

“Po të shikosh atë që ka ndodhur në revolucionin amerikan, ka të gjitha llojet e veprimeve të ngjashme kundër britanikëve në këtë rast, nga amerikanët.

Pra nëse kanë qenë në një situatë të ngjashme, asgjë nuk është se ka qenë në mënyrë të organizuar.

Unë personalisht asnjëherë s’kam marrë ndonjë informacion të tillë.”, tha ai.

Në fund, Clark thotë se nëse amerikanët do të kishin informacione se “këto akte po kryheshin nga UCK, do të vepronim.”

UÇK e kuptonte qartë se ata nuk do të merrnin atë që morën në fakt, që ishte heqja e forcave serbe, po të mos ishte për NATO-n.”

Latest from Blog

Banorët nisin përgatitjet për Prime

Banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova kanë nisur përgatitjet për PRIME. Në hapësirat e BBVK-së kanë arritur make-up artisët të cilët po përkujdesen që vajzat dhe djemtë të shkëlqejnë sonte.
Go toTop