November 17, 2025
1 min read

Clark: Thaçi nuk kishte motiv për t’u përfshirë në akte dhune ndaj serbëve

Në pjesën e dytë të seancës në Hagë, gjenerali amerikan, Wesley Clark, u pyet nga avokati Lluka Misetiq, nëse kishte informacione se UÇK-ja synonte të shënjestronte serbët dhe konkretisht nëse ‘Thaçi kishte motiv” për përfshirje në akte të tilla.

Clark e konfirmoi atë që e kishte deklaruar se nuk beson që koka e ushtrisë ishte e angazhuar dhe kishte koordinim.

Misetiq: Në verën dhe fillimin e vjeshtës ’99, nuk morët asnjë informacion që udhëheqja e UÇK-së synonte të shënjestronte serbët apo pakicat, apo jo?

Clark: Po!

Misetiq: Po ashtu thoni se nuk besoni se udhëheqja e UCK-së ishte e angazhuar në përpjekje  të koordinuara për të shënjestuar serbët dhe minoritetet?

Clark: Po!

Misetiq: Ju thoni se zoti Thaçi nuk kishte ndonjë motiv për t’u përfshirë në akte të tilla?

Clark: Po! 

Latest from Blog

Banorët nisin përgatitjet për Prime

Banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova kanë nisur përgatitjet për PRIME. Në hapësirat e BBVK-së kanë arritur make-up artisët të cilët po përkujdesen që vajzat dhe djemtë të shkëlqejnë sonte.
Go toTop