Një besimtar mysliman nga Kosova ka vdekur në Mekë, në mesnatën e së dielës.
Lajmi fillimisht është bërë i ditur nga miqtë e tij në Facebook, të cilët kanë shprehur pikëllimin për këtë ngjarje.
I ndjeri ka vdekur teksa po shkonte drejt aeroportit për t’u kthyer nga Umra.
Sipas burimeve, ai ishte rreth të pesëdhjetave dhe jetonte në Gjermani.
Po ashtu, sipas informacioneve, shkaku i vdekjes dyshohet të ketë qenë një infarkt.