Kombëtarja e Zvicrës sonte e ka zhvilluar stërvitjen e saj të fundit, para ndeshjes me Kosovën nesër.
“Helvetikët” u stërviten nga ora 17:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Mirëpo, në një pjesë të stërvitjes, zviceranët mbeten në terr, pasi rryma u ndal në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Por, duket se kombëtarja zvicerane e mori me sportivitet këtë situatë.
“Upss… fiken dritat…”, shkruan faqja zyrtare e kombëtares së Zvicrës në “Instagram”.
Ndryshe, Kosova përballet nesër me Zvicrën, me fillim nga ora 20:45.