Reshjet e mëdha kanë shkaktuar vërshime serioze në Komunën e Ranillugut, ku uji ka përmbytur tokat bujqësore të banorëve dhe në disa zona ka bërë pothuajse të pakalueshme qarkullimin e automjeteve.
Fotografi i njohur, Arian Mavriqi, ka publikuar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet qartë shkalla e përmbytjeve dhe rreziku që paraqet niveli i lartë i ujit.
Situata paraqitet e rëndë dhe banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente të institucioneve.
