Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, është përplasur me ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati, gjatë seancës për buxhetin.
Murati i reagoi Grudës duke i thënë se është e pavërtetë deklarata e këtij të fundit se “nuk mund të mbahet seancë pa u votuar qeveria”.
“Po ia rikujtoi atij që kjo nuk qëndron dhe askund nuk është e shkruar. Fakti që Gruda është sot këtu edhe pas konferencës së PDK-së nga Çitaku tregon edhe për disonancën brenda vet partisë, tash erdh ky këtu me sqarime shtesë këtu dhe po e shoh që është në siklet, sepse si jurist po thotë të pavërtetëa”, tha ministri.
Pas kësaj, Gruda doli sërish në foltore dhe tha se “fakti që VV-ja ka zgjedhur që çështjet juridike t’i mbrojë përmes Muratit, tregon sa seriozisht e keni marrë kushtetutën dhe ligjin”.
“Madje nuk mendoj që as punën si ekonomist nuk e keni bë mirë. Mund të qeshni sa të doni, njerëzit janë duke e parë”, tha më tej deputeti i PDK-së.