November 19, 2025
1 min read

Bojkoti opozitar i buxhetit, Kurti iu flet deputetëve të partisë së tij për komisionet

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka folur në seancën e sotme  për buxhetin dhe marrëveshjet ndërkombëtare.

Ai në seancën e cila po bojkotohet nga ish-partitë opozitare i ka folur deputetëve të partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje rreth komisioneve parlamentare që është kërkuar të krijohen në seancën e sotme..

“Komisioniet duhet të ngrihen si trupa të Kuvendit, specifikisht ato të përhershme që janë katër: Buxheti, Legjislacioni, Integrimi Evropian dhe komunitetet jo shumicë”.

Ai mes tjerash tha se këto lloj komisione nuk ndryshojë dhe sipas tij quhen komisione të përhershme të Kuvendit

“Në njëfarë mënyre, shteti i pavarur si Republikë demokratike po na thotë pavarësisht dinamikave, katër komisione parlamentare i kanë kyçe, që të ekzistojnë dhe punojnë.Janë të përhershme pikërisht ë situate të zakonshme jashtëzakonshme, janë a s janë qeveritë në detyrë në dorëheqje, e fuqiplotë”, shtoi ai.

Në rendin e ditës së kësaj seance që hasi në bojkot ishte formimi i komisioneve parlamentare, buxheti, marrëveshjet ndërkombëtare.

Latest from Blog

Banorët nisin përgatitjet për Prime

Banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova kanë nisur përgatitjet për PRIME. Në hapësirat e BBVK-së kanë arritur make-up artisët të cilët po përkujdesen që vajzat dhe djemtë të shkëlqejnë sonte.
Go toTop