November 19, 2025
1 min read

Zyrtarët e VV-së e kapin “thelbin” e fjalimit të Kurtit, nis shpërndarja në rrjete sociale

“Nëse ne, sipas tyre, qenkemi vonuar, pse nuk janë këtu për t’na e lënë neve fajin e popullit buxhetin?”.

Kjo fjali e thënë në foltoren e Kuvendit nga kryeministri në detyrë e deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti, nisi të shpërndahet nga zyrtarë të kësaj partie si “thelbi” i fjalimit të Kurtit në Kuvend.

Nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, edhe e fotografoi nga ulësja e saj liderin e VV-së, duke e shpërndarë atë krahas thënies së Kurtit.

Të njëjtën fjali e ndau edhe zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, në profilin e tij në Facebook.

Latest from Blog

Go toTop