Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka folur në seancën e sotme për buxhetin dhe marrëveshjet ndërkombëtare.
Ai në seancën e cila po bojkotohet nga ish-partitë opozitare i ka folur deputetëve të partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje rreth formimit të komisioneve parlamentare që ishte pikë e rendit të ditës së seancës.
“Komisioniet duhet të ngrihen si trupa të Kuvendit, specifikisht ato të përhershme që janë katër: Buxheti, Legjislacioni, Integrimi Evropian dhe komunitetet jo shumicë”.
Ai mes tjerash tha se këto lloj komisione nuk ndryshojë dhe sipas tij quhen komisione të përhershme të Kuvendit.
“Në njëfarë mënyre, shteti i pavarur si Republikë demokratike po na thotë pavarësisht dinamikave, katër komisione parlamentare i kanë kyçe, që të ekzistojnë dhe punojnë.Janë të përhershme pikërisht ë situate të zakonshme jashtëzakonshme, janë a s janë qeveritë në detyrë në dorëheqje, e fuqiplotë”, shtoi ai.
Në rendin e ditës së kësaj seance që hasi në bojkot ishte formimi i komisioneve parlamentare, buxheti, marrëveshjet ndërkombëtare.
Më poshtë rendi i ditës së seancës së sotme:
1. Formimi i komisioneve parlamentare,
2. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 09/L-002 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi aranzhimet për zbatimin e përkrahjes së Unionit për Kosovën në kuadër të instrumentit për reforma dhe rritje,
3. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 09/L-003 për ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit për Programin e parë për „Financimin e Politikave Zhvillimore për Efektivitetin Fiskal, Konkurrueshmërinë dhe Rritjen e Gjelbër“, ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve si dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim (pjesë e Grupit të Bankës Botërore),
4. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 09/L-004 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për “Instrumentin për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor” ndërmjet Bashkimit Evropian, që përfaqësohet nga Komisioni Evropian si Huadhënës, dhe Republikës së Kosovës si Huamarrës, dhe Bankës Qendrore të Kosovës si Agjent i Huamarrësit,
5. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 09/L-005 për Ratifikimin e Marrëveshjen e Kredisë në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin “Kompas“-Qasja Gjithëpërfshirëse e Kosovës Për Forcimin E Sistemit Të Shëndetësisë,
6. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 09/L-006 për Ratifikimin e Marrëveshjen e Kredisë në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim (ANZH) për Projektin “Edukimi në fëmijërinë e hershme dhe kujdesi për kapitalin njerëzor të Kosovës”,
7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 09/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026,
8. Miratimi i buxhetit për komunat: Prishtinë, Gjilan dhe Zubin Potok,
9. Çështja e financimit të RTK-së.