November 19, 2025
1 min read

“Mbetet e hapur”, seanca e buxhetit mbyllet për sot

Kryekuvendari Dimal Basha e ka mbyllur seancën e sotme për buxhetin dhe marrëveshjet ndërkombëtare të cilat nuk arritën të miratohen.

Ai tha para deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje që ishin të vetmit të pranishëm në seancë, se ajo mbetet e hapur dhe nëse sipas tij ka ndonjë ndryshim të qëndrimeve të partive politike rreth kësaj çështjeje.

“Iu bëj thirrje të gjitha subjekteve politike, që t’i bashkëngjiten deputetëve, që të mblidhemi dhe t’i kalojmë këto ligje që janë me rëndësi për qytetatët e Republikës”, tha ai.

Kjo seancë u bojkotua nga ish-partitë opozitare: PDK, LDK, AAK dhe Nisma.

Latest from Blog

Banorët nisin përgatitjet për Prime

Banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova kanë nisur përgatitjet për PRIME. Në hapësirat e BBVK-së kanë arritur make-up artisët të cilët po përkujdesen që vajzat dhe djemtë të shkëlqejnë sonte.
Go toTop