Mandatari për kryeminstër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka propozuar shefin partiak, Albin Kurtin si zëvendës të tij në kabinetin e tij qeveritar.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti pos si zëvendës i Konjufcës është propozuar edhe si Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Njëlloj pati vepruar edhe Kurti, në seancën e 26 tetorit, kur ishte i mandatuar për ta bërë Qeverinë.
“Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca”, ishte ky propozimi që Kurti bëri në seancën kur tentoi ta bënte ekzekutivin.