November 19, 2025
1 min read

Pak dallim në kabinetin e prezantuar nga Konjufca prej atij të Kurtit

Mandatari për kryeministër, Glauk Konjufca, ka prezantuar kabinetin e tij qeveritar, i cili do të marrë formë vetëm nëse siguron të paktën 61 vota nga deputetët e pranishëm gjatë seancës së sotme.

Në listën e propozuar ka vetëm një ndryshim.

Për shkak të zhvillimeve të fundit, Besnik Bislimi është propozuar si Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit. Këtë pozitë, me Albin Kurtin mandatar e kishte Dimal Basha.

Më poshtë emrat:

Zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Albin Kurti

Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministre e Drejtësisë, Donika Gërvalla

Zëvendëskryeministër i tretë për çështje të pakicave dhe bashkëpunim ekonomik, Fikrim Damka

Ministër i Financave dhe Ekonomisë, Hekuran Murati

Ministër për Familje dhe Mirëqenie Sociale, Andin Hoti

Ministër i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ministër i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministër i Administratës Publike dhe Digjitalizimit, Lulëzon Jagxhiu

Ministër i Shëndetësisë, Arben Vitia

Ministër i Arsimit dhe Shkencës, Avni Zogiani

Ministër i Kulturës dhe Turizmit, Fatmir Spahiu

Ministër i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani

Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Rasim Demiri

Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli

Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja

Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit, Besnik Bislimi

Ministre e Tregtisë, Industrisë dhe Integrimeve Evropiane, Mimoza Kusari

Ministre e Energjisë dhe Minierave, Artane Rizvanolli

Ministër për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq

Ministër për Zhvillim Rajonal, Sejnur Veshall. 

Latest from Blog

Go toTop